Marramendëse: 5 mijë euro një maskë kundër koronavirusit në Itali

Marramendëse: 5 mijë euro një maskë kundër koronavirusit në Itali

Pasi Italia është kthyer në vendin më të prekur nga koronavirusi në Evropë, njerëzit në disa pjesë të vendit kanë blerë maskat e fytyrës dhe xhel anitibakterial për duar me çmime tepër të larta.

Policia financiare e Italisë është duke i hetuar 20 persona për shitjen e maskave, dorezave dhe dezinfektuesve kirurgjikë me çmime astronomike, duke përfituar nga frika që ka kapluar qytetarët e Italisë pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Pakoja komplete – një maskë, doreza, një ballik, dezinfektues dhe një mbulesë për guacë tualeti – mund të kushtojë deri në 5 mijë euro. Vetëm maskat, të cilat shiten në tregun me pakicë për 1.50 euro, po shiten online për 1,500 euro copa.

Autoritetet italiane garantojnë se objektet e sekuestruar përveç çmimit abuziv, nuk garantojnë absolutisht mbrojtjen totale nga viruset.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka thënë se dezinformatat po dëmtojnë vendin ndërsa përpiqet të qetësojë për mos përhapjen e panikës./Motilokal.com