Themeluesi dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk, publikoi një video ku shfaqet një robot i quajtur Optimus, i cili mund të lëvizë në mënyrë të pavarur.
Musk në rrjetin e tij social X ndau pamjet me ndjekësit e tij të shumtë. Videoja tregon robotin humanoid Optimus, duke ecur në laborator. Biznesmeni amerikan e përshkroi videon si "Optimus duke shëtitur nëpër laborator" dhe ajo mblodhi shpejt miliona shikime.
Në video e cila zgjat 1 minutë e 18 sekonda. Optimus mund të shihet duke ecur vetë pa asnjë ndihmë, dhe për herë të parë publiku mund të shohë gjithashtu se si ai kthehet majtas e djathtas gjatë ecjes.
Është një demonstrim i përparimit në lëvizjen e robotëve që nuk është demonstruar më parë.
/Motilokal.com
