Koronavirusi i ri/ Këshilla për ata që janë kthyer nga udhëtimi jashtë vendit

Koronavirusi i ri/ Këshilla për ata që janë kthyer nga udhëtimi jashtë vendit

Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP) u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë sa më shumë kujdes rreth shenjave jo të zakonshme të gjendjes së tyre shëndetësore, sidomos për ata qytetarë të cilët janë kthyer nga udhëtimi jashtë vendit.

Sipas ISHP-së nëse gjatë dy javëve pas kthimit nga udhëtimi ju shfaqen shenja të tilla si: kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet të njoftoni Urgjencën Kombëtare në numrin 127 të Shqipërisë.


ISHP po ashtu informon qytetarët që duhet të kenë në vëmendje edhe probleme të frymëmarrjes që lidhen me ethet, kollën, dhimbjen e fytit si dhe kur kanë vështirësi në frymëmarrje.


“ISHP është i vetmi institucion mjekësor në vend i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ku kryhet diagnoza e plotë e COVID-19 pranë Laboratorit të Virologjisë së këtij instituti”, thuhet në njoftimin e ISHP-së./Motilokal.com