Çfarë moti do të kemi të premten dhe fundjavë në Kosovë?

Çfarë moti do të kemi të premten dhe fundjavë në Kosovë?

Të premten në Kosovë parashihet mot kryesisht me vranësira e periudha me diell, po ashtu priten reshje lokale shiu në mëngjes dhe pasdite, vende-vende me intensitet më të lartë. Gjatë ditës së premte parashihen erëra të forta. Në viset malore parashihen reshje bore.

E shtuna parashihet me mot pjesërisht me vranësira dhe intervale me diell, parashihen reshje lokale shiu mesditë të shoqëruara me bubullima. Ndërsa në viset malore priten reshje bore.

Dita e fundit e javës e diela parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira, mundësi për riga të dobëta shiu.

/Motilokal.com