Gratë kanë më shumë përfitime shëndetësore nga stërvitja e rregullt sesa burrat

Gratë kanë më shumë përfitime shëndetësore nga stërvitja e rregullt sesa burrat

Të gjithë përfitojnë nga stërvitja e rregullt, por gratë përfitojnë më shumë se burrat, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular, sipas një studimi të publikuar në Journal of the American College of Cardiology.

Studimi zbuloi gjithashtu se me një kohëzgjatje më të shkurtër të stërvitjes, gratë arritën përfitime shëndetësore të ngjashme ose më të mëdha se burrat, raporton portali Medical News Today.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së monitoruan gjendjen shëndetësore të një grupi të madh prej 400,000 burrash dhe grash në Shtetet e Bashkuara për njëzet vjet.

Ata arritën në përfundimin se gratë që ushtroheshin rregullisht kishin 24 për qind më pak gjasa të vdisnin para kohe nga ndonjë shkak gjatë periudhës së studimit. Në të njëjtën kohë, ato kishin një rrezik 36 për qind më të ulët për atak fatal në zemër, goditje në tru dhe probleme të tjera kardiovaskulare, krahasuar me gratë që nuk ushtroheshin rregullisht.

Sipas rezultateve të të njëjtit studim, meshkujt që ushtroheshin rregullisht kishin një probabilitet 15 për qind më të ulët për vdekje të parakohshme dhe një rrezik 14 për qind më të ulët për një rezultat fatal kardiovaskular në krahasim me meshkujt që preferonin një mënyrë jetese të ulur. Kështu, studimi tregoi se gratë kanë një përfitim më të madh shëndetësor sesa burrat nga ushtrimet e rregullta, kur rreziku i vdekjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare është i reduktuar.

Shkencëtarët kanë zbuluar se për meshkujt mjaftojnë rreth 300 minuta aktivitet fizik të moderuar ose 110 minuta aktivitet fizik të fuqishëm në javë. Në gratë që praktikonin 140 minuta ushtrime të moderuara aerobike në javë, u vu re një rrezik 18 për qind më i ulët për vdekje të parakohshme, ndërsa vetëm 57 minuta ushtrime të forta aerobike në javë rezultuan në një rrezik më të ulët të vdekjes 19 për qind. Kjo do të thotë që gratë përfitojnë më shumë nga periudha më të shkurtra të stërvitjes.

Burrat, për të arritur të njëjtin përfitim nga stërvitja si gratë, duhej të ushtroheshin dy herë më shumë se gratë. Kështu, tek ata u vu re një rrezik 18 për qind më i ulët i vdekjes pas 300 minutave ushtrime të moderuara aerobike në javë dhe një rrezik 19 për qind më i ulët pas 110 minutash stërvitje intensive në javë.

/Motilokal.com