Çfarë moti do të kemi të shtunën dhe dielën në Gjermani?

Çfarë moti do të kemi të shtunën dhe dielën në Gjermani?

Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje lokale shiu dhe erëra.

Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira e periudha me diell, mundësi për riga shiu. Temperaturat do të lëvizin prej 7 deri në 11 °C. E diela parashihet me mot pothuajse të kthjellët dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 5 deri në 14 °C.

Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet pjesërisht me vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 11 °C. E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 15 °C.

Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperatura do të luhaten nga 3 deri në 12 °C. E diela parashihet të jetë me vranësira e diell. Termometri pritet të shënon temperatura prej 2 deri në 13 °C.

Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat do të luhatën nga 8 deri në 13 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura do të lëvizin prej 6 deri në 10 °C.

Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 12 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me re. Temperatura pritet të luhaten nga 7 deri në 14 °C.

E shtuna në Shtutgart do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 2 deri në 13 °C. Të dielën parashihet të mbajë paradite pjesërisht me re, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 17 °C.

/Motilokal.com