Çfarë moti do të kemi të shtunën dhe dielën në Zvicër?

Çfarë moti do të kemi të shtunën dhe dielën në Zvicër?

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me re dhe periudha me diell. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 3 deri në 13 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu kryesisht në mbrëmje. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 15 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me vranësira e intervale me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 1 deri në 13 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira, në mbrëmje priten riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 13 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me re e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 11 °C. Moti të dielën parashihet kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 9 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 4 deri në 12 °C. Të dielën pritet mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 12 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 7 deri në 8 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 8 °C.

/Motilokal.com