Musk padit ChatGPT

Musk padit ChatGPT

Elon Musk ka ngritur një padi kundër OpenAI dhe shefit të saj Sam Altman për "tradhti". Musk pretendon se kompania, duke u bashkuar me Microsoft për 13 miliardë dollarë, e ka ndarë veten nga misioni i saj origjinal, jofitimprurës për të ndërtuar Inteligjencën Artificiale për të mirën e njerëzimit, shkruan Financial Times.

“OpenAI është transformuar në një degë të mbyllur de facto të kompanisë më të madhe të teknologjisë në botë: Microsoft”, shkruajnë avokatët e Musk në një dosje të depozituar të enjten në një gjykatë në San Francisko.

Padia e tij, e depozituar dje në një gjykatë në Kaliforni, pretendon se kompania dhe partneriteti i saj me Microsoft kanë shkelur statutin themelues të OpenAI, një shkelje e kontratës. Musk po kërkon një gjykim të jurisë dhe që kompania, Altman dhe bashkëthemeluesi Greg Brockman, të kthejnë fitimet që kanë bërë nga biznesi.

Ata shtuan se qëllimi i përmirësimit të inteligjencës artificiale është rritja e fitimeve të Microsoft-it, jo mirëqenia e njerëzimit. OpenAI nuk pranoi të komentojë mbi akuzat.

Në vitin 2015, Elon Musk ishte një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, e cila filloi si një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për ndërtimin e sigurt të inteligjencës artificiale. Musk e la atë tre vjet më vonë, pak para se startup-i të krijonte një filial fitimprurës, përmes së cilës Microsoft investoi rreth 13 miliardë dollarë.

Presidenti i Microsoft Brad Smith tha këtë javë se kompanitë janë "partnerë shumë të rëndësishëm" por se "Microsoft nuk kontrollon OpenAI".

Rivalë të tjerë të mëdhenj teknologjikë, si Google dhe Amazon, po investojnë gjithashtu shumë në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

/Motilokal.com