Këshilla si të menaxhoni stresin kundrejt koronavirusit të ri

Këshilla si të menaxhoni stresin kundrejt koronavirusit të ri

Shumë ankth dhe depresion të detyrojnë të shtysh planet që ishin organizuar prej kohësh.

Koronavirusi nuk është vetëm një urgjencë shëndetësore, por edhe një epidemi e pasigurisë që përforcohet me përhapjen e pakontrolluar të lajmeve të pavërteta.

Instituti i Shëndetit Publik të Shqipërisë ka përgatitur disa këshilla se si të menaxhoni stresin kundrejt koronavirusit të ri.

Është normale të ndjeheni të shqetësuar, të hutuar, të frikësuar gjatë një situate të tillë.

Bisedoni me njerëzit që ju besoni. Kontaktoni miqtë e familjarët.

Nëse duhet të qëndroni në shtëpi, mbani një stil jete të shëndetshëm.

Mos përdorni duhan, alkool ose substanca të tjera për të përballuar emocionet.

Nëse ndjeni që shqetësimi ju mbizotëron, bisedoni me një punonjës shëndetësor.

Përgatisni një plan ku mund të shkoni e të kërkoni ndihmë për shëndetin fizik e mendor nëse paraqitet e nevojshme.

Mblidhni fakte në lidhje me rrezikun tek ju dhe si të merrni masa paraprake.

Përdorni burime të besueshme për të marrë informacion, të tilla si agjenci shëndetësore/lokale/ shtetërore.

Mundohuni të reduktoni kohën që ju dhe familja juaj shpenzoni me informacione shqetësuese në media.

Mundohuni të gjeni tek vetja aftësi që keni përdorur në të kaluarën në situata të vështira për t'u menaxhuar emocionet./Motilokal.com