Kalimet e herëpashershme të disa qendrave me vlera të larta presioni me origjinë atlantike do të bëjnë që kjo javë në vendin tonë të dominohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu, vende-vende parashihen në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në viset malore priten reshje bore.
Të martën pritet mot pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, vende-vende në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruara me bubullima. Në viset malore parashihen reshje bore.
E mërkura parashikohet të jetë me mot pothuajse të kthjellët dhe vranësira, mundësi për riga shiu.

/Motilokal.com
