Java në Kosovë fillon me mot relativisht të paqëndrueshëm, me vranësira, diell dhe reshje shiu.
Moti të hënën parashihet me vranësira dhe periudha me diell. Gjatë pasdites priten reshje shiu, ndërsa në viset malore reshje të lehta bore.
Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje shiu, ndërkaq në viset malore priten reshje bore.
E mërkura parashikohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira e periudha me diell dhe kohë pas kohe me riga shiu.

/Motilokal.com
