Gjatë ditës së martë në Shqipëri pritet kalimi gradual i frontit të ftohtë me presion atmosferik të ulët.
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra nisin që në orët e para të ditës. Në Alpe dhe në relievet malore parashihen reshje të dobëta bore.
Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 12 °C.
/Motilokal.com
