Koronavirusi/ 421 persona të testuar si të dyshuar në Shqipëri, po mbahen në monitorim

Koronavirusi/ 421 persona të testuar si të dyshuar në Shqipëri, po mbahen në monitorim

Pas përhapjes së koronavirusit në Italinë fqinje, shteti shqiptar ka marrë masa për parandalimin e këtij virusi. Deri me tani në Urgjencën Kombëtare nuk rreshtin telefonatat për shqetësimet dhe frikën ndaj koronavirusit.

Ka shkuar në 9 mijë numri i thirrjeve në ditë në drejtim të numrit të vendosur në dispozicion, 127.

Më së shumti që thërrasin janë personat e kthyer nga vendet e prekura, por edhe qytetarë që kanë shenjat e gripit të stinës.

Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili tha se deri me tani 421 persona janë testuar si të dyshuar me Covid-19 dhe të cilët po mbahen nën monitorim nga Urgjenca dhe për çdo shenjë të mundshme do të veprohet sipas protokolleve të hartuara.

Deri me tani nuk ka të konfirmuar me të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. 26 testime që janë kryer te personat e dyshuar kanë rezultuar të paprekur./Motilokal.com