Në disa zona të vendit u rikthyen gjatë natës reshjet e borës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në akset rrugore Hani i Hotit – Tamarë, Bogë – Theth, Ura e Zapodit – Shishtavec, Bulqizë – Peshkopi dhe Boboshticë – Dardhë, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, janë rikthyer reshjet e dëborës me intensitet mesatar.
Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon pa ndërprerje
Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Territori i bashkisë Shkodër në lartësinë mbi 1300 metra është përfshirë nga reshje bore. Aksi Bogë – Theth është i hapur për qarkullimin, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për të mbajtur të kalueshëm këtë aks.
Gjatë mëngjesit të sotëm, rrethi i Bulqizës është përfshirë nga reshjet e dëborës kryesisht më zonat malore në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Gjoricë, Shupenzë dhe Martanesh. Reshjet bore ka patur edhe në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit në qytetin e Bulqizës. Ndërkohe nuk raportohen probleme në rrugët e njësive administrative,po ashtu reshjet nuk kanë sjellë probleme në frutikultir dhe në bujqësi.
Zonat mbi 800 metra janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.
Dëbora ka zbardh dhe zonat malore të qarkut të Elbasanit, por s’ka probleme për lëvizjen në rrugë.
/Motilokal.com
