Një problem ka ndodhur pasditen e së martës në Facebook, pasi shumë përdorues nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre. Për momentin nuk dihet shkaku i problemit. Shumë përdorues raportojnë se janë shkyçur nga llogaritë e tyre dhe më pas nuk mund të hyjnë përsëri.
Gjithashtu edhe messenger nuk funksionon pasi kur përdoruesit përpiqen të dërgojnë një mesazh te kontaktet e tyre, ata marrin një njoftim se mesazhi nuk mund të dërgohej. Shumë përdorues gjithashtu kanë dalë nga messenger, pa mundur të logohen përsëri.
Probleme raportohen edhe në funksionimin e Instagramit. Në mënyrë të parashikueshme, shumë njerëz u drejtuan në platforma të tjera të mediave sociale për të shkruar se kishin probleme me llogarinë e tyre në platformat Meta, duke bërë që X të “përmbytej” me komente për këtë çështje.
/Motilokal.com
