Pamje të tmerrshme të një rrëshqitje dheu në një rrugë në Peru

Pamje të tmerrshme të një rrëshqitje dheu në një rrugë në Peru

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën qendrore në San Mateo, në verilindje të Limës në Peru.

Në videon e cila është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është marrë nga një prej veturave të prekura, shihen gurë që bien nga shkëmbi dhe godasin kamionin përpara e më pas automjetin nga i cili po merret videoja.

Sipas informacioneve të mediave, fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur viktima, por skena në të cilën shkëmbi godet mjetin dhe ai përmbyset duket mjaft e frikshme.


Shkëmbi i rënë ka shkatërruar të paktën dy automjete dhe ka lënë dëme të shumta në atë pjesë të rrugës.

Shkak i një rrëshqitjeje të tillë ndoshta është rrëshqitja e dheut e shkaktuar nga reshjet e ditëve të mëparshme në rajon, pra infrastruktura e paqëndrueshme, e cila shqetëson drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë.

/Motilokal.com