BE-ja e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në zhvillimin e sektorit të energjisë

BE-ja e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në zhvillimin e sektorit të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Tomáš Szunyog.

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Szunyog shpalosën prioritetet dhe bashkëpunimin për vitin 2024 ku fokusi ishte kryesisht në sektorin e energjisë dhe atë të minierave.

Ministrja Rizvanolli falënderoj ambasadorin Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme e në veçanti për studimin e lokacioneve me potencial për energji të ripërtëritshme si dhe për pakon emergjente në përkrahje të efiçiencës së energjisë.

Deri më tash, përmes pakos energjetike të BE-së Ministria e Ekonomisë ka përkrahur: 19,355 përfitues familje e biznese mikro, të vogla e të mesme, përmes  8.1 milionë eurove që tashmë janë disbursuar, kurse pjesa tjetër e aplikimeve është në trajtim e sipër.

/Motilokal.com