Bukuritë e Kosovës promovohen në Berlin

Bukuritë e Kosovës promovohen në Berlin

Me mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), tetë operatorë turistikë vendës po marrinë pjesë në panairin “ITB Berlin 2017” që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë panairit operatorët turistik po prezantojnë ofertat e tyre individuale dhe mundësitë që i ofron Kosova në përgjithësi në fushën e turizmit. Ofertat të cilat po prezantohen janë të larmishme pasi ato përfshijnë: aktivitete të ndryshme në natyrë, ecje, çiklizëm, vizita në vende me trashëgimi kulturore dhe historike, etj.

Kosova në këtë panair prezantohet në mesin e mbi 180 vendeve pjesëmarrëse.

Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Gjermani Ylber Sela.

Në këtë panair të madh ndërkombëtar kompanitë tona po zhvillojnë takime me kompani të jashtme, me ç’rast po njihen me trendet e zhvillimit të turizmit.

 Krahas tyre edhe përfaqësuesit nga MINT po zhvillojnë takime me pjesëmarrësit e shumtë në panair.

Shtandi i Kosovës është me numër 211- salla 1.2.

Panairi është i hapur deri me 07 mars 2024.

/Motilokal.com