Njerëzimi ka konsumuar të gjitha burimet natyrore të Tokës për vitin 2019

Njerëzimi ka konsumuar të gjitha burimet natyrore të Tokës për vitin 2019

Sipas një raporti të publikuar së fundmi njerëzimi ka shfrytëzuar pothuajse të gjitha burimet natyrore si uji, toka dhe ajri deri për këtë vit.

E ashtuquajtura ‘Dita e Shfrytëzimit Ekstrem të Tokës’ sipas të dhënave t po afron gjithnjë e më shumë. Më 1971, dita e parë e mbikonsumit global përkoi me 21 dhjetorin. Vitin e kaluar ishte 1 gushti dhe sivjet për herë të parë ajo është zhvendosur më herët duke përkuar me 29 korrikun.

Ekuivalenti i 1.75 planeteve do të kërkohej për të prodhuar mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e njerëzimit në nivelet e konsumit aktual.

Njerëzimi konsumon pra çdo vit më shumë tokë bujqësore dhe kullotash, rezerva peshku dhe pyje, se sa kanë faktikisht në dispozicion. Po ashtu emetohen shumë më tepër emisione CO2, nga sa mund të filtrojnë pyjet dhe oqeanet.

"Dita e mbikonsumimit të Tokës do të thotë që njerëzimi në këto momente po konsumojnë kaq shumë nga Toka 1.75 herë më shumë sesa të gjitha ekosistemet e planetit tonë që mund të ripërterijnë përgjatë një viti të tërë.  Kjo është e ngjashme me përdorimin e 1.75 Tokave", tha grupi mjedisor, i cili është me seli në Oakland, Californi.

“Kostot e konsumit bëhen gjithnjë e më të dukshme, prej shpyllëzimit, erozionit të tokës, humbjes së diversitetit ose rritjes së përqendrimit të dioksidit të karbonit ( CO2) në atmosferën e Tokës. Kjo e fundit çon në ndryshime klimatike dhe ngjarje më të shpeshta ekstreme të motit", shtoi ai.

"Ne kemi vetëm një Tokë - ky është konteksti përfundimtar përcaktues për ekzistencën njerëzore. Ne nuk mund të përdorim 1.75 (tokë) pa pasoja shkatërruese," tha Mathis Wackernagel, themeluesi i Organizatë Global Footprint Network.

Maria Carolina Schmidt Zaldivar, ministre e mjedisit në Kili dhe kryetare e klimës COP25 të planifikuar të mbahet në dhjetor në Santiago, tha se një ndër shkaqet kryesore e datës që bie më herët ishte rritja e sasive të emetimeve të CO2.

"Rëndësia e veprimit vendimtar po bëhet gjithnjë e më e dukshme," tha ajo.

Në vitin 1970 në botë kishte rreth 3.7 miliardë njerëz. Sot bota numëron 7.5 milionë banorë, Kina dhe India kryesojnë popullsinë botërore. Në këto vende jetojnë përkatësisht 1.4 dhe 1.3 miliardë banorë. /Motilokal.com/