Sot dita e pranverës sipas kalendarit meteorologjik

Sot dita e pranverës sipas kalendarit meteorologjik

Mënyra se si përcaktohet dita e parë e pranverës varet nga përcaktimi i stinëve astronomike ose meteorologjike. Këtë vit, pranvera do të jetë mes 20 marsit dhe 20 qershorit, nëse kemi parasysh metodën astronomike. Por fillon pak më herët, në mes të 1 marsit dhe 31 majit, nëse ndjekim kalendarin meteorologjik.

Pranvera fillon në Mars dhe mbaron në maj dhe mund të jetë më e lehtë për tu vërejtur pasi ndryshon nga dimri - ditët bëhen më të gjata dhe më të ngrohta. Moti në pranverë është shpesh mjaft i qetë dhe i thatë, megjithëse mund të ketë ndryshime të mëdha në temperaturën mes ditës dhe natës pasi toka nuk ka pasur asnjë shans të ruajë nxehtësinë nga dielli akoma.

Pranvera meteorologjike

Në vend të kësaj, stinët meteorologjike bazohen në ciklin vjetor të temperaturës dhe matin gjendjen meteorologjike, si dhe përkojnë me kalendarin për të përcaktuar një kalim të qartë midis stinëve.

Stinët meteorologjike konsistojnë në ndarjen e stinëve në katër periudha të përbëra nga tre muaj secila. Këto sezone janë të ndara për të përkuar me kalendarin tonë Gregorian, duke e bërë më të lehtë për vëzhgimin dhe parashikimin meteorologjik të krahasoni statistikat sezonale dhe mujore. Sipas kalendarit meteorologjik, pranvera do të fillon gjithnjë me 1 mars; duke përfunduar me 31 maj.

Stinët përcaktohen si  pranvera  (mars, prill, maj), vera (qershor, korrik, gusht), vjeshta (shtator, tetor, nëntor) dhe  dimri  (dhjetor, janar, shkurt).

Me këtë sistem, pranvera fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.

Sistemet e tjera përdorin stinët astronomike. Duke iu referuar pozicionit të orbitës së Tokës në lidhje me llogaritjen e ekuinokseve (kur gjatësia e ditës është saktësisht e njëjtë me gjatësinë e natës) dhe solsticit (ditët më të gjata dhe më të shkurtra të vitit), pranvera e vërtetë fillon pas datës 20 mars.

Kalendari astronomik përcakton stinët kur aksi rrotullues i Tokës është 23.5 gradë në lidhje me orbitën e tij rreth diellit. Pra, sipas këtij sistemi, për vitin 2020, pranvera nis të premten, më 20 mars, dhe përfundon të shtunën, më 20 qershor (pra plot 111 ditë).

Gjithsesi, nëse pranvera do të vijë më 1 apo 20 mars, më shumë varet nga preferenca e secilit për sistemin kalendarik./Motilokal.com