Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që bën transportin publik falas

Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që bën transportin publik falas

Luksemburgu është vendi më i pasur i Evropës, ku makina është mbret. Por, nga sot (01.03.2020) do të bëhet vendi i parë në botë që do të bëjë transportin publik falas për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Edhe pse ka tashmë shtete të tjera që kanë prezantuar lehtësime të tilla, si për shembull qyteti Talin, Luksemburgu do të jetë i vetmi që do e bëjë për të gjithë vendin.

Shërbimet pa pagesë përfshin transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve, ndryshe nga kryeqyteti Estonisë, shërbimi pa pagesë do të jetë i vlefshëm si për turistët ashtu edhe për vendasit, shkruan Euronews.

"Transporti publik falas është një masë e rëndësishme sociale", tha ministri i Luksemburgut François Bausch.

"Ju mund ta përshkruani si qershia mbi tortë e një strategjie globale e një revolucioni të shumë anshëm. Përveç kësaj, ne duam të vlerësojmë gjithë ata njerëz që kanë bërë zgjedhjen e në favor të transportit publik", u shpreh Bausch.

Rreth 47 për qind e udhëtimeve të biznesit bëhen me makinë në Luksemburg dhe vendi është i njohur për bllokimet e tij të shpeshta në trafik.

Autobusët përdoren vetëm për 32 për qind qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa trenat 19 për qind, kurse në Paris, pothuajse 70 për qind e punonjësve përdorin çdo ditë transportin publik.

“Kemi investuar shumë vite për ndërtimin e rrugëve”, thotë Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike të Luksemburgut.

“Qeveria po përpiqet, por transporti publik është shumë i prapambetur”."Ne kemi investuar për vite me radhë në ndërtimin e rrugëve," tha Blanche Weber, presidenti i Lëvizjes Ekologjike Luksemburgut.

"Qeveria po bën përpjekje, por ka një vonesë të madhe në drejtim të zhvillimit të transportit publik", deklaroi Weber./Motilokal.com