A e dini se në cilin vend voziten veturat më të vjetra në Evropë?

A e dini se në cilin vend voziten veturat më të vjetra në Evropë?

Sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), Greqia ka flotën më të vjetër të automjeteve në 28 vendet e Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe anëtarëve të EFTA. Në këtë vend drejtohen vetura me moshë mesatare 17.3 vjeç. Mesatarja evropiane brenda vendeve të përmendura gjithashtu është rritur dhe arrin në 12.3 vjet.

Megjithatë, një numër i madh vendesh nga këto statistika, madje 21 prej tyre, regjistrojnë moshën mesatare të veturave mbi 10 vjet. Mosha mesatare e veturave me katër rrota në Gjermaninë superiore është saktësisht 10 vjeç. Nëse pyesim se cili vend evropian ka flotën më të re të veturave, është e qartë se është Luksemburgu i vogël me një mesatare prej 7.9 vjetësh.

Mosha mesatare e veturave sipas vendit:

  1. Greqia - 17.3 vjet
  2. Estonia - 16.6
  3. Republika Çeke - 15.9
  4. Letonia - 15.2
  5. Polonia - 14.9
  6. Rumania - 14.9
  7. Lituani - 14.7
  8. Sllovakia - 14.7
  9. Hungaria - 14.6
  10. Spanja - 13.9
  11. Portugalia - 13.6
  12. Kroacia - 13.3
  13. Finlanda - 12,9
  14. Itali - 12.5
  15. Islanda - 12
  16. Holanda - 11.7
  17. Sllovenia - 11.2
  18. Francë - 10, 8
  19. Norvegjia - 10.8
  20. Suedia - 10.7
  21. Britania e Madhe - 10.3
  22. Gjermani - 10
  23. Zvicra - 10
  24. Belgjika - 9.8
  25. Irlanda - 9.1
  26. Austria - 8.9
  27. Danimarka - 8.9
  28. Luksemburgu - 7.9

/Motilokal.com