Zbulohet një planet i ri, dy herë më i madh se Toka

Zbulohet një planet i ri, dy herë më i madh se Toka

Astronomët kanë vëzhguar një planet të largët që mund të mbulohet nga oqeane të thella.

Vëzhgimet, të bëra nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST), zbuluan avujt e ujit dhe një përbërës kimik të metanit dhe dioksidit të karbonit në atmosferën e ekzoplanetit, i cili është dy herë më i madh se Toka dhe ndodhet rreth 70 vite dritë larg.

Kjo përzierje kimike është në përputhje me një botë ujore ku një oqean do të mbulonte të gjithë sipërfaqen dhe një atmosferë të pasur me hidrogjen, sipas studiuesve nga Universiteti i Kembrixhit.

“Oqeani mund të jetë 100 gradë ose më shumë. Në presion të lartë atmosferik, një oqean kaq i ngrohtë mund të jetë i lëngshëm, por nuk dihet nëse mund të jetë i banueshëm”, tha profesori Niku Madhusudan, i cili ishte në krye të analizës.

Ky përfundim u botua në revistën "Astronomy and astrophysics letters", por u kundërshtua nga ekipi kanadez, i cili bëri vëzhgime shtesë të të njëjtit ekzoplanet, i njohur si TOI-270d.

Ata përcaktuan se të njëjtat kimikate atmosferike janë të pranishme, por dyshojnë se planeti është shumë i ngrohtë për ujë të lëngshëm, pasi siç thonë ata temperatura është rreth 4000 gradë.

/Motilokal.com