Gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë pritet të mbajë mot me vranësira, diell, reshje lokale shiu dhe erëra.
Në Berlin të shtunën moti pritet të jetë kryesisht me kthjellime dhe erëra. Temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në 9 °C. E diela parashihet me mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe erëra. Temperatura pritet të luhaten nga 3 deri në 13 °C.
Parashikimi i motit për ditën shtunë në Munih parashihet me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 14 °C. E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell dhe reshje lokale shiu kryesisht në mbrëmje. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 15 °C.
Të shtunën në Frankfurt moti do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperatura do të luhaten nga 2 deri në 10 °C. E diela parashihet të jetë me vranësira e diell dhe riga të dobëta shiu në mbrëmje. Termometri pritet të shënon temperatura prej 4 deri në 14 °C.
Moti të shtunën në Hamburg do të mbajë me diell dhe vranësira. Temperaturat do të luhatën nga 1 deri në 8 °C. Dita e diel do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperatura do të lëvizin prej 4 deri në 9 °C.
Në Dortmund të shtunën moti pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 2 deri në 14 °C. E diela parashihet mot pjesërisht me vranësira, në mbrëmje prite reshje të dobëta shiu. Temperatura pritet të luhaten nga 3 deri në 14 °C.
E shtuna në Shtutgart do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 2 deri në 14 °C. Të dielën parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 14 °C.
/Motilokal.com
