Në Francë po instalohen panele diellore mbi varreza

Në Francë po instalohen panele diellore mbi varreza

Shoqatat franceze Brier'energie dhe RECIT po instalojnë hije fotovoltaike mbi një varrezë. Projekti do të furnizojë me energji elektrike 4000 banorë të komunës Saint-Joachim në Francë nga vera e vitit 2025.

Parku fotovoltaik i ardhshëm në varreza do të përbëhet nga 5000 panele fotovoltaike, do të mbulojë 8000 m2 dhe do të ketë një fuqi maksimale prej 1.3 MW. Përveç prodhimit të energjisë elektrike, hijet diellore do të parandalojnë përmbytjet në varreza, të cilat mund të ndodhin gjatë reshjeve të mëdha dhe uji i shiut i grumbulluar do të përdoret për nevojat e kompleksit sportiv fqinj.

Komuna do të financojë plotësisht instalimin prej 3.35 milion euro. Impianti do të shpërndajë në mënyrë të barabartë energjinë elektrike të prodhuar pa favorizuar apo “ndëshkuar” konsumatorët.

Faza tjetër e projektit nis tashmë këtë muaj me instalimin e një prototipi në një pjesë të vogël të varrezave me një sipërfaqe prej 180 metrash katrorë, për të kontrolluar integrimin e termocentralit të ardhshëm diellor në mjedis. Sipas Brier'energie, termocentrali i ri duhet t'u sigurojë banorëve kursime vjetore midis 150 dhe 250 euro në faturat e tyre të energjisë elektrike.

Energjia elektrike do të jetë plotësisht falas për qytetarët dhe për të marrë pjesë në projekt duhet të paguajnë vetëm një tarifë prej pesë eurosh. Rreth 420 banorë e kanë paguar tashmë këtë tarifë.

/Motilokal.com