Djegia e mbeturinave: Tymi i zi mbulon Gjilanin

Djegia e mbeturinave: Tymi i zi mbulon Gjilanin

Qyteti i Gjilanit sot është mbuluar nga tymi i zi, si shkak i djegies së gomave që është bërë nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Për këtë ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Kombëtar të Kosovës (IKSHPK), përmes faqes në Facebook, duke thënë se shëndeti mbrohet nga çdonjëri duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit personal dhe të gjithë tjerëve.

IKSHPK apelon të qytetarët që të vënë gishtin në kokë dhe të ruajnë shëndetin publik.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Kujdes me shëndetin tuaj dhe të qytetarëve!

Shëndeti mbrohet nga çdonjëri duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit personal dhe të gjithë tjerëve!

Veni gishtin në kokë dhe bëni një gjest të vogël në ruajtjen e shëndetit publik në këtë situatë të jashtëzakonshme të mbingarkesës se profesionistëve shëndetësor!/Motilokal.com

Image may contain: cloud, sky and outdoor

Image may contain: sky, cloud and outdoor