Çfarë moti parashikohet të mbajë në fillim të javës në Shqipëri?

Çfarë moti parashikohet të mbajë në fillim të javës në Shqipëri?

Java në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të frontit të ftohtë.

Dita e parë e javës e hëna do të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në viset e larta malore priten stuhi bore ndërsa në zonat malore verilindje dhe juglindje priten reshje bore.

Të martën pritet mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu, vende-vende në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruara me bubullima. Në viset malore parashihen reshje bore.

E mërkura parashikohet të jetë me mot me vranësira e kthjellime. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në zonat malore reshje shiu e bore.

/Motilokal.com