NASA publikon imazhe dramatike që koronavirus ka sjellë në Kinë

NASA publikon imazhe dramatike që koronavirus ka sjellë në Kinë

Agjencia hapësinore e NASA-s ka publikuar pamje nga sateliti ku tregon rënien dramatike të nivelit të ndotjes mbi Kinë.

“E gjitha duket se është si rezultat i uljes së ritmit të ekonomisë ndërsa vendi përballet me koronavirusin, thotë agjencia amerikane e hapësirës, NASA.

Sipas NASA-s hartat tregojnë rënie të nivelit të dioksidit të karbonit dhe e gjitha është si rezultat i uljes së aktivitetit në fabrika pasi prodhuesit kanë ndalur punën për shkak të përhapjes së virusit kinez.

Kina ka një numër rekord prej gati 80 mijë persona të infektuar që prej përhapjes së epidemisë së këtij virusi. Koronavirusi është përhapur në 50 vende të ndryshme, por shumica e rasteve të të infektuarve dhe viktimave janë shënuar në Kinë.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se ulja e niveleve të dioksidit të azotit - një gaz i dëmshëm i emetuar nga automjetet motorike dhe objektet industriale fillimisht u vu re në Wuhan, por tashmë është përhapur në të gjithë vendin.

Një imazh i publikuar nga Nasa tregon sesi nivelet e ndotjes kanë rënë në Wuhan këtë vit

NASA ka krahasuar pamjet e dy muajve të parë të vitit 2019 me të njëjtën periudhë të këtij viti, shihet një ndryshim rrënjësor pas kufizimeve të vendosura për transportin dhe aktivitetin e biznesit.

Agjencia hapësinore vuri në dukje se rënia e niveleve të ndotjes së ajrit përkoi me kufizimin e imponuar në transport dhe aktivitetet e biznesit, dhe ndërsa miliona njerëz kanë hyrë në karantinë.

“Kjo është hera e parë që shoh një rënie kaq dramatike në një zonë të caktuar”, shprehet Fei Liu, kërkues për kualitetin e ajrit në NASA. Ajo shton se, ka pasur rënie dhe gjatë recesionit në200, por ishte graduale.

NASA vuri në dukje se festimet e Vitit të Ri Lunar të Kinës në fund të janarit dhe fillim të shkurtit kanë qenë të lidhura me ulje të niveleve të ndotjes në të kaluarën. Por ajo tha që ato zakonisht rriten pasi të mbarojnë festimet.

"Këtë vit, niveli i uljes është më domethënës sesa vitet e kaluara dhe ka zgjatur më gjatë", tha znj. Liu.

"Unë nuk jam e befasuar sepse shumë qytete në mbarë vendin kanë ndërmarrë masa për të minimizuar përhapjen e virusit", u shpreh ajo./Motilokal.com