Më datë 09.03.2024 është bërë pastrimi i liqenit të Badovcit nga vullnetarët, duke larguar mbeturinat përskaj liqenit.
Ndërsa më datën 10.03.2024 rreth orës 11:30 disa anëtarë të Federatës së Peshkatarëve të Kosovës (Fpsrk Kosova) kanë hasur në një person nga Graçanica duke hedhur mbeturina me thasë.
Sipas njoftimit të Fpsrk Kosova në Facebook, kanë ndaluar personi dhe e kanë detyruar t’i mbledh mbeturinat e hedhura, i cili është shoqëruar në stacionin e Policisë dhe është dënuar me 500 euro gjobë.
/Motilokal.com
