Borë, shi dhe rënie gurësh, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Borë, shi dhe rënie gurësh, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në akset: Bogë-Theth-Hani i Hotit-Tamarë, Ura e Zapotit-Shishtavec, Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën pa ndërprerje për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

ARRSH njofton se në aksin Bogë-Qafë Thore ku ka pasur prezencë të reshjeve të borës, mjetet  borëpastruese vijojnë punën për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas tyre qarkullimi në të gjitha akset nacionale kryhet pa probleme.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

/Motilokal.com