Italia është ende nën ndikimin e stuhive, pas erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që prej së shtunës, të cilat shkaktuan ndërprerje të mëdha të trafikut në pjesën më të madhe të vendit.
Reuters raporton se situata ishte veçanërisht kritike në rajonin veriperëndimor bregdetar të Liguria, ku u vërejtën rrëshqitje dheu dhe përmbytje në shumë vende.
Në Gjenova, dhjetë persona u evakuuan nga një shtëpi pleqsh dhe u dërguan në spital si masë paraprake.
Disa rrugë dhe nënkalime duhej të mbylleshin për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.
Rreth 100 persona mbetën të izoluar në Molina di Triora, pranë Imperias, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Në Piemonte, reshjet e dendura të borës në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, ndërsa 30 rrugë u mbyllën për shkak të rrezikut të ortekëve, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.
Në Lombardinë fqinje, borë e madhe ra në Valtellina dhe Valcjavena, në provincën e Sondrio dhe zjarrfikësit ndërhynë 150 herë për shkak të stuhisë, veçanërisht në provincat e Brescia, Milano, Kremona dhe Mantua. Një mur guri 25 metra i gjatë u shemb në Romë.
Katër makina u groposën në rrënoja, por askush nuk u lëndua.
/Motilokal.com
