Porsche 911 i parë hibrid do të arrijë në verë

Porsche 911 i parë hibrid do të arrijë në verë

Ky vit do të jetë më i madhi në historinë e Porsche-s kur bëhet fjalë për lansimin e modeleve të saj, dhe përveç prezantimit të Panamera-s, Macan-it dhe Taycan-it të ri, prodhuesi gjerman ka konfirmuar zyrtarisht ardhjen e versionit hibrid të Modeli 911.

Drejtori i Porsche, Oliver Blume, njoftoi ardhjen e modelit 911 të elektrizuar, i cili do të prezantohet gjatë verës. Ai do të përdorë teknologjinë e zhvilluar në pistën e garave për të konkurruar me vetura sportive hibride dhe supervetura nga markat rivale.

"Edhe një herë ne po përdorim teknologjinë e zhvilluar në botën e motorsportit për modelet e prodhimit të serisë. Klientët tanë mund të presin risi të reja teknologjike", tha Blume.

Dihet pak për Porsche 911 Hybrid, por është e qartë se do të jetë pjesë e një rifreskimi në mes të modelit. Megjithatë, besohet se Porsche do ta instalojë motorin midis rrotave të përparme, në mënyrë që motori SUS me 6 cilindra të mbetet përgjegjës për lëvizjen e rrotave të pasme.

Besohet se në zhvillimin e këtij modeli, domethënë të pjesës elektrike të veturës, Porsche ka bashkëpunuar me kompaninë Rimac, në të cilën ka aksione pronësie. Bateria litium-jon e projektuar posaçërisht u zhvillua me fokus në uljen e peshës, më shumë se diapazoni. Si rezultat, 911 pritet të jetë një hibrid standard, vetë-mbushës dhe jo një hibrid plug-in.

911 i ridizajnuar (992.2) u "spiunua" gjatë testimit, ai kishte një pamje të re të përparme me hyrje ajri të ridizajnuar, drita të reja të përparme dhe të pasme. Përveç 911, Porsche është në procesin e prodhimit të Taycan-it të ri, duke përfshirë Turbo GT-në e re, si dhe gjeneratën e tretë Panamera dhe Macan-in tërësisht elektrik.

/Motilokal.com