Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 goditi Malin e Zi në mëngjesin e hershëm të së enjtes, 14 mars 2024 në orën 4.06 të mëngjesit me orën lokale (Europë/Podgoricë GMT +1). Tërmeti kishte një thellësi shumë të cekët prej 10 km dhe u ndje në një rajon të madh. Thellësia e cekët e tërmetit bëri që ai të ndjehej më fort pranë epiqendrës sesa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme.
Sipas njoftimeve epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Nikshiqit.
Ndërsa sipas statuseve në Facbook, dridhjet e tërmetit janë ndjerë në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.
/Motilokal.com
