Çfarë moti parashikohet të mbajë në fundjavë në Zvicër?

Çfarë moti parashikohet të mbajë në fundjavë në Zvicër?

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje të dobëta shiu. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 9 deri në 13 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 13 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu paradite, ndërsa pasdite intervale me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 7 deri në 12 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 11 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me re e riga të dobëta shiu kryesisht paradite. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 14 °C. Moti të dielën parashihet me vranësira dhe diell. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 12 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 7 deri në 12 °C. Të dielën pritet mot pjesërisht me vranësira e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 12 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 4 deri në 18 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë me vranësira e periudha me diell. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 16 °C.

/Motilokal.com