Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshëm atmosferike si rezultat i presionit të ulët me origjinë verilindore. Gjatë ditës së diel parashihet mot me intervale kthjellimesh dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.
Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 17 °C.
/Motilokal.com
