Si do të mbajë moti në fillim të javës në Maqedoni?

Si do të mbajë moti në fillim të javës në Maqedoni?

Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Nga fundi i ditës vranësirat do të shtohen dhe do të krijohen kushte për reshje të dobëta shiu.

Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe më freskët e reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male me borë.

E mërkura do të jetë me mot të ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës e vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

/Motilokal.com