Si parashikohet të mbajë moti të martën në Shqipëri?

Si parashikohet të mbajë moti të martën në Shqipëri?

Moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshëm atmosferike si rezultat i presionit të ulët me origjinë verilindore.

Gjatë ditës së martë moti parashikohet me intervale kthjellimesh dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Termometri të martën pritet të shënojë temperatura prej 11 deri në 14 °C.

/Motilokal.com