13 zona të reja të trashëgimisë natyrore i shtohen regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës

13 zona të reja të trashëgimisë natyrore i shtohen regjistrit të zonave të mbrojtura të Kosovës

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) ka njoftuar se me iniciativën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, dhe pas hartimit të arsyeshmërisë profesionale përkatëse, janë marrë në mbrojtje të 13 zonave të trashëgimisë natyrore në territorin e komunës së Prizrenit.

“Në kuadër të zonave të reja të trashëgimisë natyrore të shpallura në mbrojtje përfshihen kryesisht monumente të natyrës me karakter botanik, monumente të natyrës me karakter gjeomorofologjik dhe speleologjik, monumente të natyrës me karakter hidrologjik dhe peizazhe të natyrës me vlera të veçanta natyrore”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Sipas AMMK-së me shpalljen e këtyre zonave të reja të natyrës numri i përgjithshëm i zonave të mbrojtura në Kosovë ka arritur në 273 zona të kategorive të ndryshme dhe përfshinë rreth 11.7% të territorit të përgjithshëm të territorit të Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se marrja në mbrojtje e vlerave të trashëgimisë natyrore, mundëson mbrojtjen dhe menaxhimin më efikas të tyre përmes përkujdesjen institucionale dhe zbatimit të masave përkatëse.

Lista e 13 zonave të reja të trashëgimisë natyrore:

1. Trungu i dushkut në Vlashnje - (Monument i natyrës më karakter botanik).

2. Shpella në Shkozë, (Monumente gjeomorfologjik dhe speleologjik).

3. Në Vërmicë - Burimi i ujit natyral.

4. Në Poslisht - Burimi i ujit natyral.

5. Malsi e Re - Kompleksi i pishave (Peizazh i mbrojtur me karakter botanik).

6. Humnera në Lubizhd të Hasit, (Monument i natyrës me karakter speleologjik).

7. Trungu i Vojsës, (Monument i natyrës më karakter botanik)

8. Trungu i dushkut (Quercus sp.), (Monument i natyrës më karakter botanik).

9. Trungu i dushkut (Quercus sp.), (Monument i natyrës më karakter botanik).

10. Liqeni karstik në Zym, (Monument i natyrës me karakter hidrologjik).

11. Shpella në Zym (Monument i natyrës me karakter speleologjik).

12. Trungu i dushkut në Romaj, (Monument i natyrës më karakter botanik).

13. Kompleksi i Trungjeve në Dedaj, (Monument i natyrës më karakter botanik).


/Motilokal.com