ASK: Më shumë të reshura kishte në 2023 sesa në 2022

ASK: Më shumë të reshura kishte në 2023 sesa në 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se numri i ditëve me të reshura në Prishtinë në vitin në vitin 2023 ishte 156 ditë, kurse në vitin 2022 ishte 135 ditë, ose 15,6% me shumë në vitin 2023.

Sipas të dhënave thuhet se temperatura mesatare maksimale mujore (në muajin korrik) në vitin 2022 ishte 30.5 °C, kurse në vitin 2023 ishte 30.1 °C.

Temperatura mesatare maksimale vjetore në vitin 2022 ishte 18.3 °C, ndërsa në vitin 2023 ishte 18.9 °C.

Temperatura mesatare minimale vjetore në vitin 2022 ishte 6.1 °C, ndërsa në vitin 2023 ishte 6.6 °C.

“Në vitin 2022, rreth 99,83% e popullsisë së Kosovës është furnizuar me ujë nëpërmjet sistemit publik të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU); ndërsa 0,17% e popullsisë nuk ka pasur qasje në shërbimin e ujësjellësit publik”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të dhënat statistikore për ujin e shfrytëzuar për ujitje në bujqësi tregojnë se nga viti në vit ka pasur ndryshime të theksuara të vlerave sasiore. Në vitin 2023, gjithsej sasia e ujit të shpenzuar për ujitje në bujqësi ishte 102.80 mil.m³/vit, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2022 kishte një rritje prej 10,2%.

/Motilokal.com