Mënyra se si një gjarpër gjeneron helmin e tij do të ishte shqetësimi juaj më i vogël nëse do të kafshoheni nga një gjarpër.
Helmi i gjarprit prodhohet nga organet që kanë evoluar nga gjëndrat e pështymës. Pështyma e zakonshme përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit ndërsa e përtypni atë dhe seleksionimi natyror ka favorizuar gjarpërinjtë që përfshijnë gjithnjë e më shumë enzima toksike në pështymën e tyre.
Helmi i gjarprit përmban rreth 20 komponente me efekte toksike të cilat mund të veprojnë në organe, sisteme, zakonisht në: sistemin kardiovaskular, nervor, respirator dhe në atë hematologjik. Nga helmet që dominojnë janë: hemotoksinet dhe më pak neurotoksini dhe kardiotoksini.
Shkencëtarët në Universitetin Bangor së fundmi sekuencuan gjenomin e kobrës mbretërore dhe zbuluan se toksinat në helmin e saj janë variacione të lehta të proteinave të zakonshme. Ndërsa gjahu evoluoi gradualisht imunitetin, kështu që gjarpërinjtë janë përgjigjur me një përzierje komplekse prej 50-100 proteinash të ndryshme për të ndryshuar presionin e gjakut, për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe për të paralizuar nervat.
Helmi i gjarprit mund të shkaktojë gjakderdhje, pamjaftueshmëri të veshkave, një reaksion të rëndë alergjikë, vdekje të indeve rreth kafshimit ose probleme respiratorike. Kafshimi nga gjarpri mund të rezultojë me humbjen e një gjymtyre ose me probleme të tjera kronike.
/Motilokal.com
