Si parashikohet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Zvicër?

Si parashikohet të mbajë moti të shtunën dhe dielën në Zvicër?

Moti të shtunën në Bazel do të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat për ditën e shtunë do të luhatën nga 7 deri në 9 °C. E diela do të jetë pjesërisht me vranësira e riga lokale shiu. Termometri pritet të shënon temperatura prej 3 deri në 8 °C.

Parashikimi i motit për ditën e shtunë në Cyrih do të jetë me vranësira e reshje lokale shiu dhe erëra. Temperaturat gjatë kësaj dite do të sillen nga 7 deri në 8 °C. Dita e diel parashihet të mbajë pjesërisht me vranësira e reshje lokale shiu dhe reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 8 °C.

Të shtunën në Gjenevë moti do të jetë mot pjesërisht me vranësira e riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 10 °C. Moti të dielën parashihet pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 7 °C.

Në Lozanë të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me erëra.  Temperaturat e ajrit gjatë ditës do të luhatën nga 8 deri në 9 °C. Të dielën pritet mot me shi dhe erëra. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 6 °C.

Ndërsa në Lugano të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Termometri pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 12 °C. Parashikimi i motit për të dielën do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 12 °C.

/Motilokal.com