Si parashikohet të mbajë moti të dielën në Shqipëri?

Si parashikohet të mbajë moti të dielën në Shqipëri?

Gjatë ditës së diel parashikohet mot kryesisht i vranët e intervale me diell. Në veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës herë pas here në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të vendit këto reshje do të bëhen prezente kryesisht në orët e mbrëmjes. Vende-vende në orët e mbrëmjes priten rrebeshe shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në veri dhe verilindje parashihen reshje bore.

Termometri të dielën pritet të shënojë temperatura prej 12 deri në 17 °C.

/Motilokal.com