Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron mundësinë për vërshime të shpejta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron mundësinë për vërshime të shpejta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate ka njoftuar që sipas parashikimeve të fundit, mund të ketë vërshime të shpejta.

Sipas IHMK-së fillimi i mundshëm i vërshimeve të shpejta është më 25 mars nga ora 00:00.

Informimi i plotë:

Regjion(et): Prishtinë

Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 35 %

Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 20-vjeçare: 15 %

INFORMACION SHTESE:

Zona e prekur e ndjeshme ndaj rrëshqitjeve: Shumë e lartë: 6 km², e lartë: 72 km², e moderuar: 31 km².

Vërejtje: Krijimi i këtij informacioni të jashtëzakonshëm meteorologjik/Hidrologjik, bazohet në produktet profesionale të certifikuara prognostike të Qendrës Evropiane për Parashikimin e Motit ECMËF, ICON - Shërbimi kombëtar gjerman i motit DËD, Sistemi Evropian i Parashikimit të motit Copernicus EFAS.

/Motilokal.com