Korça goditet nga tri tërmete brenda ditës

Korça goditet nga tri tërmete brenda ditës

Pasditen e sotme Korça është goditur nga dy tërmete, çka ka bërë që njerëzit të dalin jashtë nën panik. Kanë qenë dy lëkundje të ndara në kohë me magnitudë 4.7 ballë.

Një tjetër tërmet është ndier në rreth orës 21:23, ku epiqendra e tij mësohet se ka qenë 12 kilometra në jug-lindje të këtij qyteti dhe me një thellësi prej 2 kilometrash, tërmeti ka qenë i shkallës 3.7 rihter. Tërmeti është ndier në Maliq, Pogradec, dhe në disa fshatra të Maqedonisë.

Javë më parë Korça u trondit nga disa tërmete radhazi, duke patur dhe pasoja materiale në disa fshatra, kryesisht shtëpi të dëmtuara. /Motlokal.com/