Si parashikohet të mbajë moti këtë fillim jave në Kosovë?

Si parashikohet të mbajë moti këtë fillim jave në Kosovë?

Java në Kosovë fillon me mot të ndryshueshëm, me vranësira, diell, reshje shiu, borë dhe erëra.

Moti të hënën përgjatë paradites parashihet me reshje të lehta shiu dhe bore, ndërsa pjesën e tjetër të ditës kryesisht me kthjellime. Në viset malore priten fjolla bore.

Dita e martë do të mbajë mot kryesisht me vranësira, nga mesdita me reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje bore.

E mërkura parashikohet me vranësira e periudha me diell, mundësi për riga shiu.

/Motilokal.com