Kjo pikë kufitare në Kosovë është vështirë e kalueshme nga bora

Kjo pikë kufitare në Kosovë është vështirë e kalueshme nga bora

Ashtu siç kemi paralajmëruar që vendi ynë, por edhe rajoni do të përfshihen nga moti i ligë për shkak të depërtimit të një fronti të ftohtë që tashmë ka sjell reshje bore në zonat e larta malore.

Reshjet e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.

Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajës shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.

Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi.


/Motilokal.com