Policia e Kosovës apelon: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me ujë dhe borë

Policia e Kosovës apelon: Kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë të mbuluar me ujë dhe borë

Policia e Kosovë përmes një komunikate ka apeluar të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar në rrugët me shi dhe borë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në apelin e Policisë.

/Motilokal.com