Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima të rralla, sidomos në mëngjes. Në malet e larta do të ketë borë. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior mbi 70 km/h.
Dita e martë do të mbajë pjesërisht me vranësira, pasdite me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.
E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me vranësira, pasdite dhe në fund të ditës me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, herë pas here në formën e rrebesheve të përcjella me bubullima të rralla.

/Motilokal.com
