Bora pranverore zbardh Kosovën/ FOTO

Bora pranverore zbardh Kosovën/ FOTO

Pas një dimri të ngrohtë, pothuajse pa reshje bore në zonat e ulëta, nga nata e mbrëmshme Kosova është zbardhur nga bora, ashtu edhe siç kishim paralajmëruar javën e kaluar.

Si duket ndryshimi i klimës ka ndikuar që edhe stinët të ndryshojnë vendet. Jo rrallëherë stina e pranverës ka kaluar pa reshje bore.

Tashmë shumë drejtues veturash kanë ndërruar edhe gomat e dimrit me të verës dhe për këtë Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar.

Pas natës së ftohtë mes të dielës dhe të hënës gjatë ditëve në vijim priten ngritje e temperaturave dhe më ngrohtë.



/Motilokal.com