Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka dalë më një apel për qytetarët që dëshirojnë të bëjnë ski dhe të vizitojnë bjeshkët.
“Nga këto momente deri në 72 orët e ardhshme luteni të keni kujdes dhe t’i evitoni aktivitetet e juaja në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Vëmendje!
Të nderuar bjeshkatarë, skitarë dhe qytetarë!
Prej reshjeve te fundit të borës nga nata e mbrëmshme, gjendja e sigurisë në male, sa i përket ortekëve është kritike.
Nga këto momente deri në 72 orët e ardhshme luteni të keni kujdes dhe t’i evitoni aktivitetet e juaja në vendet e ekspozuara ndaj rrezikut.
Niveli i rrezikshmërisë nga ortekët është në shkallën 5 (shumë e rrezikshme).
Gjithashtu të keni kujdes edhe në komunikacion në zonat malore, gjendja e rrugëve është konform kushteve malore.
Andaj të keni kujdes gjatë skive (jashtë shtigjeve të rregulluara) apo ngjitjeve bjeshkatare në sipërfaqet e pjerrëta malore nga 30°~50°, e sidomos në shtigjet apo kalimet e ekspozuara.
Pas reshjeve të borës pritni për 48 orë të tranzicionit të shtresave të borës.
Mos skioni/ngjiteni të vetmuar!
Planifikoni itinerarin me kujdes dhe njoftoni të tjerët për atë!
Kujdes gjatë skive në pyje, gropat e drunjve janë të rrezikshme dhe vdekjeprurëse!
Nëse zhvilloni aktivitete të ski-bjeshkatarisë doemos posedoni pajisjet obligative për siguri:
- Transmetuesin
- Lopatën
- Sondën
- Çantën e ndihmës së parë
- Helmetën
- Kazmën
- Kthetrat
- Veshmbathje adekuate dimërore
- Telefonin e mbushur
- Llambë,
dhe të gjitha pajisjet e tjera të nevojshme.
Për çdo urgjencë kontaktoni në numrat:
112
+383 49 84 02 28
/Motilokal.com
